Këshilla & Arsye

January 12, 2019 | 13:01

Ja çfarë duhet të bëni për të patur një marrëdhënie të mirë me shefin…

Ju nuk do të keni gjithmonë raporte të mira me të gjithë njerëzit që punoni. Por kur ka fërkime midis jush dhe shefit tuaj, ky është një problem. “Të dish të menaxhosh situatat në vendin e punës është çelësi i suksesit për karrierën tuaj”, është shprehur Jon Gordon, autor i “The Power of a Team Pozitiv”.“ Të keni përplasje me shefin, dëmton karrierën tuaj” thotë ai.

Po çfarë duhet të bëni për të pasur një marrëdhënie të me mirë me shefin tuaj?

Qëndro pozitiv dhe respekto

“Raporti juaj me shefin nuk është një lidhje e barabartë” vuri në dukje Marie McIntyre, një trajnere karriere në Atlanta dhe autore e “Secrets to Winning in Office Politics”. “Shefi është në pozitën e pushtetit”. Menaxheri është ai që ndikon në pagën tuaj, rritjen e vendeve të punës dhe caktimin e projekteve. Pra, nëse nuk shkoni mirë më shefin, kjo mund të dëmtojë karrierën tuaj. Të mësosh si të identifikosh fushat problematike dhe të menaxhosh këto marrëdhënie në vendin e punës do të ndihmojë të bëhesh më i suksesshëm.

A jeni ju problemi?

Merrni kohë për të shqyrtuar marrëdhëniet tuaja të kaluara me shefat – a ka pasur gjithmonë konflikt? Nëse po, mund të jeni ju problemi. Nëse keni pasur probleme me shumicën e shefave tuaj të mëparshëm, kjo është një shenjë që mund të tregojë se problemi jeni vetë ju, vuri në dukje McIntyre. Shenjat e tjera përfshijnë ndjenjën e zemërimit kur shefi juaj jep udhëzime. “Nëse ju keni një përplasje me shefin tuaj, ju keni humbur një pikë në karrierën tuaj” shtoi ajo.

Menaxhoni me takt

Nëse problemi mes jush dhe shefit tuaj rrjedh nga mënyrat e ndryshme të menaxhimit, jini pro aktive dhe të qartë me atë çfarë doni. Thuajini shefit tuaj se çfarë ju duhet apo do ju ndihmonte në mënyrë që të përformoni sa më mirë në punë. Kështu mund të arrini një zgjidhje të përbashkët.

Jini më të kuptueshëm

Gjithkush bën gabime, duke përfshirë edhe shefat. Duhet të pranoni se nuk ka asnjë shef të përsosur, ata janë vetëm njerëz dhe ju duhet të mundoheni ti kuptoni ata. Kërkoni sigurinë në numra. Është më mirë që një problem të caktuar ta diskutoni më vete se kur jeni shumë. Kështu do të shmangni tensionet dhe debatet, pasi të qepurit mes shumë njerëzve ndihmon personalitetet të përplasen.

Ji i respektueshëm

Kurrë nuk do të keni karrierë të suksesshme nëse nuk tregoni respekt ndaj shefin tuaj. “Ju nuk mund ta respektoni personin si menaxher, por ju duhet të tregoni respekt për pozitën nëse doni që gjërat të shkojnë mirë”, tha McIntyre.

“Asnjëherë mos shkoni në luftë me shefin tuaj. Nëse veproni, ndoshta do të humbisni”.

 

Burimi / gazetasi.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top