Këshilla & Arsye

May 3, 2019 | 8:30

Ja çfarë duhet të dini nëse zgjoheni me alarm në mëngjes

Zgjohesh në mëngjes duke e fikur të paktën dy herë  (ose edhe më shumë) zilen e alarmit, skenë e njohur për të gjithë apo jo? Këtu ka një sqarim nga ekspertët pse zgjimi me alarm në mëngjes është kaq i vështirë.

Gjatë gjumit temperatura bie në disa gradë. Në mëngjes, disa orë pas gjumit, ajo fillon të ngrihet dalëngadalë për të kapur vlerat optimale.  Kjo të ndihmon të zgjohesh gradualisht dhe me energji që vjen në rritje, krejt ndryshe nga ç’ndodh kur zgjohesh në mes të natës.

Zgjimi pas një zileje të dytë është më keq se zilja e parë.

Ky argument është mjaft i thjeshtë: Mbyllja e ziles së parë dhe kthimi në gjumë i jep një sinjal trurit që, në thelb, thotë: Koha për të pasur një cikël tjetër gjumi. Është 10 minuta.

Alarmi i ardhshëm të zgjon ndërsa trupi po fillon një cikël të ri, që në të vërtetë është koha më e keqe për t’u zgjuar.  Ndaj dhe ekspertët këshillojnë që të zgjohesh pas alarmit të parë.  Natyrisht, është më e thjeshtë ta thuash sesa ta bësh, por nëse e nxit veten pak më shumë në fillim, atëherë do të mësohesh dhe do t’ia arrish.

 

 

Burimi / OraNews

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top