Këshilla & Arsye

July 13, 2019 | 8:36

Ja çfarë duhet të dini për alergjitë e lëkurës, sipas mjekëve

Irritimi i lëkurës mund të jenë një shenjë ose simptomë e një alergjie. Por, gjithashtu mund të jenë rezultat i drejtpërdrejtë i ekspozimit ndaj ndonjë alergjeni.

Për shembull, kur hani një ushqim ndaj të cilit jeni alergjik mund të shkaktojë disa simptoma. Ju mund të përjetoni ndjenjë shpimi në gojën dhe fytin tuaj dhe mund të zhvilloni skuqje të lëkurës. Mirëpo, dermatit kontakt është rezultat i kontaktit të drejtpërdrejtë të lëkurës tuaj me një alergjen. Kjo mund të ndodhë nëse prekni diçka nga e cila jeni alergjik, të tilla si një produkt pastrimi ose bimë.

Llojet më të shpeshta të alergjive të lëkurës përfshijnë:

Skuqje – Pjesë të lëkurës të irrituara, të kuqe ose të fryra. Mund të shkaktojnë dhimbje.

Ekzemë – Disa sipërfaqe të lëkurës bëhen shumë të skuqura dhe mund të kruhen e të rrjedhin gjak.

Koshere – Në sipërfaqen e lëkurës disa vende skuqen dhe kruhen.

Kruajtje – Ka acarim ose inflamacion në lëkurë.

Djegie – Inflamacioni i lëkurës çon në siklet dhe ndjesi të dhimbjes në lëkurë.

 

 

Burimi / www.gazeta-shqip.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top