Këshilla & Arsye

March 24, 2018 | 13:34

Ja çfarë duhet të keni parasysh pas lindjes me operacion

Lindja me operacion herë është zgjedhje e vetë nënës, herë është e vetmja zgjidhje për të sjellë në jetë fëmijën dhe për të shpëtuar nënën nga rreziqet e mundshme. Gjithsesi pasi jeni bërë nënë dhe lindja juaj ka qenë me prerje cezariane, duhet të keni kujdes në disa gjëra të jetës suaj të përditshme, derisa të rikuperoheni plotësisht.

Disa këshilla që duhet të keni parasysh:

– Kujdes të mos sëmureni, sepse një gjendje e rënduar shëndetësore ndikon negativisht në plagën e operacionit.

– Kujdes me kollitjen ose teshtimën.

– Mos hani ushqime që ju shkaktojnë gazra.

– Mos hani ushqime që shkaktojnë kapsllëk.

– Mbani shumë jastëkë kur shtriheni sepse plaga ka nevojë të mbështetet në sipërfaqe të buta.

– Dhimbjet duan kohë të largohen, mos prisni të shëroheni menjëherë.

– Mos filloni direkt palestrën.

– Mos u sforconi duke bërë punë shtëpie.

– Mos ngjisni shkallë.

– Mos rifilloni menjëherë marrëdhëniet seksuale. Këshillohuni më parë me mjekun.

Burimi / https://www.pernenat.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top