Të gjithë duam që të kemi nxirjen perfekte dhe të kemi ngjyrën çokollatë për t’u dukur sa më bukur në bregdet ose pishina. Ja disa këshilla për një nxirje të përsosur:
Mos u ekspozoni gjatë orëve të nxehta të ditës.
‘Sa më shumë të qëndroj në diell, aq më shumë do të nxihem’. Këshillohet që të shmangni ekspozimin në diell nga ora 12:00-16:00.
Ndryshoni vazhdimisht pozicion
Në qoftë se bëni pjesën në kategorinë e njerëzve që nuk ndryshojnë vend gjatë tërë kohës që ekspozohen në diell, nuk e keni punën mirë. Për të marrë ngjyrë duhet që të ndryshoni vazhdimisht pozicion.
Në qoftë se doni një nxirje fantastike që zgjat në kohë, duhet të eliminoni paraprakisht qelizat e vdekura nga lëkura. Për këtë arsye ju vjen në ndihmë skrabi.
Hidratohuni gjatë gjithë ditës dhe ushqehuni shëndetshëm
Hidratimi i vazhdueshëm gjatë gjithë ditës ndihmon të ruani ekuilibrin e lagështisë së trupit dhe të merrni rrezet në mënyrë të njëtrajtshme. Shtoni konsumin e ushqimeve që përmbajnë vitamina E, C dhe A.
Burimi / OraNews
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.