Sipas një studimi të ri, kontrolli i peshës plus disa këshilla të thjeshta për humbjen e peshës, mund të parandalojë që njerëzit të marrin kilogramë të tepërta në periudhën e festave të fundvitit. Universitetet e Birmingham dhe Loughborough ndanë 272 vullnetarë në dy grupe.
“Grupi i ndërhyrjes” që peshohej rregullisht dhe “grupi i krahasimit” që nuk peshohej. Grupit të parë, iu dhanë gjithashtu informacione se sa stërvitje duhej për të djegur kaloritë e ushqimeve të fituara për Krishtlindje. Pas kësaj, ky grup jo vetëm që nuk shtoi peshë, por pas krishtlindjeve ata kishin humbur rreth 0.5 kg.
Grupit tjetër që nuk iu dhanë këshilla si të mbanin peshën e tyre nën kontroll, përfunduan duke shtuar peshë gjatë periudhës së Krishtlindjeve.
Studiuesit thonë se studimi i peshës së dimrit, është i pari që shqyrton parandalimin e fitimit të peshës gjatë festave. Autori kryesor Frances Mason, i Institutit të Kërkimeve të Aplikuara të Shëndetit në Universitetin e Birmingham, tha se duke shmangur shtimin e peshës gjatë periudhës së festave mund të ndihmonte në luftën afatgjatë kundër obezitetit.
“Njerëzit fitojnë një kilogram peshë mesatarisht çdo vit. Shpesh pesha fitohet në kohën e Krishtlindjeve dhe nuk hiqet kurrë plotësisht. Ky ndoshta mund të jetë një faktor që shtyn në epideminë e obezitetit.”
Si të shmangni shtimin në peshë gjatë festave
Studimi u krye në 2016 dhe 2017 gjatë një periudhe prej gjashtë deri në tetë javë në nëntor dhe dhjetor. Masat pasuese u morën më pas në janar dhe shkurt të vitit të ardhshëm. Grupit të ‘ndërhyrjes’ iu kërkua që të regjistronin peshën e tyre në një kartelë dhe iu dhanë 10 këshilla për menaxhimin e peshës.
- Mbani rutinën tuaj të ushqimit – përpiquni të hani afërsisht në të njëjtën kohë çdo ditë.
- Zgjidhni ushqime me yndyrë të reduktuar.
- Ecni jashtë, rreth 10.000 hapa çdo ditë.
- Përgatisni një vakt të lehtë të shëndetshëm – zgjidhni fruta të freskëta ose kos me pak kalori
- Lexoni etiketat – jini të kujdesshëm në lidhje me kërkesat ndaj ushqimit. Kontrolloni yndyrën dhe sheqerin në etiketa.
- Mos i grumbulloni ushqimet në pjatën tuaj (përveç perimeve)
- Lëvizni për 10 minuta në çdo orë.
- Mendoni për pijen tuaj – zgjidhni ujë ose pije pa sheqer. Kufizoni lëngun e frutave. Alkooli është i lartë në kalori kështu që kufizohuni në një gotë për gratë dhe dy për burrat.
- Përqendrohuni në ushqimin tuaj. Hani ngadalë. Mos hani gjatë lëvizjes ose teksa shikoni televizor.
- Mos harroni frutat – duhet të hani të paktën pesë fruta në ditë.
Burimi / gazetasi.al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.