Një studim i ri ka zbuluar se nëse nuk aplikohet kremi me faktorin mbrojtës kundër diellit Spf siç duhet rreth zonës së syve, mund të rrezikoheni nga kanceri i lëkurës. Hulumtuesit zbuluan disa ndryshime mbi mënyrën se si njerëzit aplikuan kremin mbrojtës dhe zbutësit me faktor SPF.
Kur aplikoni kremin dhe zbutësin nuk duhet ë lini asnjë pjesë të fytyrës pa lyer veçanërisht zonën rreth syve, pasi aty është lëkura më e butë dhe kjo mund ta bëjë më të rrezikuar nga sëmundjet e kancerit.
Syzet e dielli me filtra UV mund të ndihmojnë në mbrojtjen e zonave të syve, thanë ekspertët. Shumë zbutës kanë faktor mbrojtës 30-50, të ngjashme me nivelin e kremrave tradicional për mbrojtje nga dielli, por ata nuk mund t’i zëvendësojnë mbrojtësit, sidomos gjatë stinës së verës.
Ekipi hulumtues në Universitetin e Liverpulit studioi se si 84 persona (62 gra dhe 22 burra) vendosën të dyja produktet, pastaj i fotografuan me një aparat të ndjeshëm ndaj UV, duke treguar se sa mirë i kishin mbuluar fytyrat e tyre. Studiuesit zbuluan se rreth 17% e fytyrës nuk ishte lyer me zbutës në krahasim me 11% për kremin mbrojtës. Gjithashtu u zbulua se rreth 21% nuk mbulonin me krem zonën rreth syve, zonë e cila e ka më të nevojshme.
Burimi / gazetasi.al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.