Përgatitja për takimin e parë zakonisht është i mbushur me kombinimin e emocioneve, frikës dhe intrigave
Ja disa këshilla që takimi i parë t’ju shkojë sa më mirë.
- Vishuni bukur
Përshtypja e parë zgjat, kështu që përgatituni që të dukeni sa më pastër dhe sa më bukur që të jetë e mundur. Mos e teproni me përdorimin e parfumit, me grim apo me veshje ekstravagante. Mundohuni të dukeni sa më e thjeshtë dhe vishni diçka të rehatshme.
- Vendtakimi
Për takimin tuaj të parë duhet të zgjidhni një vend që ju mundëson një bisedë të mirë. Një klub nate plot njerëz natyrisht që nuk e lejon një gjë të tillë, kështu që kujdesuni që të gjeni një vend relaksues, jo të zhurmshëm. Për shembull, një kafene ku mund të bisedoni dhe të njiheni me njëri-tjetrin.
- Sjellja juaj
Bëhuni të kujdesshëm për sjelljen tuaj në takimin e parë. Mundohuni të mos i kafshoni thonjtë apo luani me flokët, në mënyrë të nervozuar… Më e mira do të ishte të largoni ngadalë flokët nga fytyra në një mënyrë flirtuoze apo të shtrëngoni lidhësen e tyre në vend se të bëni zhurmë me bizhuteritë në duart tuaja.
- Komunikimi i mirë
Përdorimi i aftësive komunikuese mund të përcaktojë kahun e takimit tuaj. Mundohuni të mbani kontakt me sy, por mos i fiksoni ata tek ai. Dëgjoni çfarë ai i thotë dhe mos e ndërprisni. Mundohuni të mos diskutoni tema të rënda në takimin e parë dhe lejoni që ai t’ju njohë më mirë.
Burimi / telegrafi.com
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.