Studim

April 26, 2019 | 9:10

Ja çfarë i bënë çiftet të shkojnë drejt martesës…

Hulumtimi më i ri ka treguar rezultate interesante, posaçërisht përgjigjen pyetjes se cila është kënaqësia më e madhe që ofron lidhja? Siguria është ajo e cila na orienton drejt zgjedhjes së partnerit me të cilin martohemi, ka treguar hulumtimi.

Fatkeqësisht, dashuria nuk ka lidhje të madhe me të. Në të vërtetë, hulumtimi ka përfshirë pesë mijë çifte të moshave midis 25 dhe 65 vjeç. Besoni apo jo, vetëm 18% e tyre kanë thënë që dashuria ka qenë parametër vendimtar për shkak të të cilit janë martuar.

Më interesante ishte përgjigjja e të intervistuarve rreth pyetjes se cila është kënaqësia më të madhe që u ofron martesa. 40,7% e tyre janë përgjigjur – siguria!

Pastaj, 33% e femrave kanë deklaruar që duan partneri të jetë besnikë, 26% dikë që do të kujdeset për to, 28% thonë që rëndësi ka jeta përmbajtjesore.

Pra, përvoja shoqërore tregon që femrat mijëra vjet më parë gjithashtu kanë zgjedhur meshkujt për të cilët kanë ditur që do të jenë partnerë të sigurt dhe baballarë të mirë për fëmijët e tyre.

 

 

Burimi / telegrafi.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top