“Nuk mendoj se ka jetëgjatësi… jo në Shqipëri të paktën”. Adelina, Korçë -“Diferenca në moshë nuk përbën problem (këtu përjashtohen ekstremet)”… Alketi, Sarandë.
-“… unë vetë njoh disa çifte ku partnerja është më e madhe dhe vërtet janë shumë të lumtur. Madje, lidhja e tyre ka rezistuar për shumë dekada. E gjitha varet nga etika e komunikimit në çift dhe jo nga diferenca e moshës së partnerëve…” Valbona, Kuçovë.
-“Varet nga aftësia e mashkullit. Edhe pse më i vogël, arrin të përmbushë kërkesat e një femre, në dukje e madhe… por e vogël në krahët e tij”… Hervini…
Sa më sipër janë komentet e një diskutimi që bëra on line dhe që vendosa ta sjell në këtë shkrim. Nga diskutimi me rreth 22 pjesëmarrës shqiptarë, 5 nga 10 meshkuj që jetojnë jashtë Shqipërisë dhe 12 femra, dolën në një përfundim pothuajse të përafërt: Në marrëdhënie ka rëndësi dashuria, komunikimi, mirëkuptimi mes njëri-tjetrit. Mosha nuk është aspak problem nëse flitet për një diferencë të konsiderueshme 2-3 deri në 10 vjet. Nga ana tjetër, meshkujt ishin më të hapur ndërsa femrat më të rezervuara. Në fakt, marrëdhëniet mes një djali dhe një femre 8-10 vjet më të rritur po tregojnë se funksionojnë dhe kanë sukses mahnitës e befasues për shoqërinë tonë. Për një mashkull, është joshja e ndaluar dhe një eksperiencë e re, ndërsa për femrën është një aventurë dhe emocion me një shok që e bën të ndihet se është akoma tërheqëse.
Për sa i përket femrave më të rritura, ato mendojnë se…
1. Meshkujt e rinj janë aventurierë
Natyrisht, ata kanë më shumë forcë fizike dhe u pëlqen të kënaqen më shumë se meshkujt më të rritur. Ata janë më energjikë se konkurrentët e tyre dhe më pak të parashikueshëm. Ata janë spontanë dhe ecin me rrjedhën e momentit, çka i bën më emocionues… kjo gjë i intrigon femrat tejskajshmërisht!
2.Meshkujt më të rinj përshtaten më lehtë
Meshkujt më të rinj përshtaten më lehtë me ndryshimet e reja të jetesës, që do të thotë se janë gati të bëjnë disa ndryshime për t’iu përshtatur të dashurës; kjo bën që femra të mos ketë ndryshime rrënjësore në jetën e saj për shkak të marrëdhënies.
3.Meshkujt më të rinj ndihen të dëshiruar
Meshkujt më të rinj me pamjen e tyre i bëjnë edhe femrat të duken më të reja. Ato ndihen energjike nga ngacmimet që ata bëjnë gjatë gjithë kohës. Gjithashtu ato ndihen të rëndë- sishme dhe të dëshiruara kur shikojnë fytyrën e tij. Meshkujt më të rinj kanë tendencën t’i shprehin më shumë ndjenjat sesa një mashkull më i rritur. Në të njëjtën kohë përkëdhelen më shumë nga femrat më të rritura sesa nga më të rejat.
Por cilatdo qofshin arsyet apo motivet, përsëri ka disa gjëra bazike, të cilat duhet të zgjidhen. Mes dy njerëzve që hyjnë në një marrëdhënie duhet të ketë kimi dhe duhet të përputhen në nivelin bazë. Prioritetet e tyre nuk duhet të jenë të poleve të kundërta, apo të mos kenë interesa të përbashkët. Kur dy individë vendosin të jenë bashkë në një marrëdhënie, nuk ka gjë që i pengon në rrugën e tyre, të paktën për një ose dy dekada! Fuqia e çdo marrëdhënieje është komunikimi. Shumë njerëz që janë në marrëdhënie, nuk e dinë se ku po shkojnë vetëm për faktin se kanë frikë të pyesin. Nuk duan të dëgjojnë atë që mendojnë se tjetri mund të thotë. Edhe nëse ju jeni një femër më e rritur apo mashkull më i ri, në marrëdhënie ti meriton të dish qëllimin e të dashurit tënd dhe thellësinë e marrëdhënies tënde. Edhe nëse dëgjoni atë që nuk do donit, duhet të vazhdoni të ecni përpara, sepse meritoni një njeri të mrekullueshëm. Të gjitha çështjet ndërmjet një femre më të rritur/mashkull më i ri përqendrohen te komunikimi. Nëse ka kimi të fortë, kanë vlera të përbashkëta, ndajnë të njëjtat ëndrra dhe interesa, komunikimi i bën këto cilësi më të forta. Të dashura femra, një lajmi i mirë: “Evidencat statistikore tregojnë se trajektorja e meshkujve që kërkojnë femra më të reja ka 30 vjet që është statike, ndërsa trajektorja e femrave më të rritura që shkojnë më meshkuj më të rinj ka trajektoren e një rakete”. Prandaj, mos u trembni të hyni në një marrëdhënie që ju pëlqen, vetëm për faktin se mashkulli është më i ri apo se do të paragjykoheni se ai shumë shpejt do t’ju braktisë për një tjetër. Guxoni të jini vetvetja, të ndiqni instinktin tuaj dhe të ndieni kiminë më mashkullin që dëshironi! Mos harroni se seksi nuk kalon pa lënë gjurmë te një mashkull….
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.