Në fokus

January 11, 2019 | 14:49

Ja çfarë ndodh me trupin tuaj nëse i zëvendësoni të gjitha pijet me ujë

Në të gjithë e dimë se çfarë dëmesh mund të shkaktojnë pijet alkoolike dhe ato me gaz. Mirëpo, sado i mendojmë pasojat, sërish disa prej nesh vazhdojnë t’i konsumojmë. Këshilla jonë është në fakt që të konsumoni sa më shumë ujë pasi do t’i bëni një nder të madh trupit tuaj. Më poshtë do të lexoni se çfarë i ndodh trupit tuaj nëse i zëvendësoni pijet e ndryshme me ujë:

Ju humbisni peshë më shpejt. Nëse pini vetëm ujë për nëntë ditë humbisni të njëjtën sasi kalorish sikur të bënit 8 km vrap.

Metabolizmi vepron më shpejt dhe në këtë mënyrë rritet energjia juaj.

Truri punon më mirë. Truri është i përbërë nga 75-85% ujë prandaj nëse konsumoni ujë ju e mbushni atë me karburant dhe ju ndihmon të përqendroheni.

Hani më pak. Uji e largon oreksin, gjë që ju ndihmon të humbisni peshë.

Zemra punon më mirë. 5 gota ujë në ditë e ulin rrezikun e një ataku në zemër me 41 për qind.

Lëkura bëhet më e butë dhe më e pastër.

Dhe në fund do të kurseni më shumë para. Uji kushton më pak se të gjitha pijet e tjera.

 

Burimi / Intv.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top