Të gjithë jemi në dijeni për dëmet e ndryshme që mund të na shkaktojnë pijet e ndryshme, por çfarë do të ndodhte nëse i zëvendësojmë të gjitha ato pije me ujë? Chris Bailey, bloger i njohur dhe lektor, ka kryer disa hulumtime ku përmes tyre tregon për ndryshimet që trupi juaj do t’i pësonte në raste të tilla.
Do të humbni peshë më shpejt
Duke konsumuar vetëm ujë për nëntë ditë, ju humbni të njëjtën sasi kalorish sikurse të kishit vrapuar 8 kilometra në ditë.
Shpejtoni metabolizmin dhe rritni nivelet e energjisë
Vetëm dy gota ujë në mëngjes mjaftojnë për t’jua shpejtuar metabolizmin me 24%.
Truri funksionon më mirë kur konsumoni ujë
Duhet të kini parasysh që truri është 75 – 85% ujë, prandaj duke konsumuar ujë, ju e ushqeni atë dhe kjo ju ndihmon të përqendroheni më mirë.
Do të hani më pak
Uji zvogëlon oreksin dhe rrjedhimisht ju bën që të humbni peshë.
Trupi largon më shpejt toksinat e ndryshme
Uji largon nga trupi të gjitha substancat e dëmshme, ndërsa parandalon plakjen e parakohshme apo rrudhosjen e lëkurës.
Uji zvogëlon rrezikun e shumë sëmundjeve
Uji është i shëndetshëm dhe ndihmon në parandalimin e shumë sëmundjeve. Disa nga këto sëmundje janë edhe shtypja e lartë e gjakut, problemet me fshikëzën, etj.
Zemra funksionon më mirë!
Pesë gota ujë në ditë zvogëlojnë deri në 41% rrezikun për sulm në zemër.
Lëkura bëhet më e butë dhe më e pastër
Uji pastron dhe ushqen lëkurën, gjë që rrjedhimisht ndikon të keni lëkurë më të butë dhe më të pastër.
Burimi / telegrafi.com
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.