Në fokus

October 25, 2018 | 9:31

Ja çfarë ndodh nëse e shpëlan kokën me coca-cola…

Zakonisht Coca-Cola pihet, por përdorimet e saj janë vërtet shumë dhe ka shumë njerëz që besojnë se është më e dobishme për pastrimin e shtëpive sesa për trupin tonë. Por çfarë mund të bëni me pijen më të njohur në botë?

Coca-Cola duket të jetë e dobishme për kopshtarinë: nëse e përdorni atë për të ujitur lulet tuaja që të rriten, ndërsa nëse ujisni lëndinën do të rritet gjelbërimi. Coca -Cola gjithashtu eliminon ndryshkun: hidhni Coca-Cola në një leckë dhe përdoreni atë për t’iu kthyer shkëlqimin objekteve me ndryshkë.

A dëshironi të keni flokë të çelët apo të hiqni një ngjyrë që nuk iu pëlqen? Përdorni Coca-Cola gjatë larjes: në të vërtetë, kjo pije do të zbardh flokët pak nga pak. Ndër përdorimet më të zakonshme në familje është ajo që ka të bëjë me pastrimin e shtëpisë dhe sidomos atë të tualetit: vetëm hidhni një gotë Coca-Cola në muret e tualetit dhe prisni 10 minuta për t’i parë ato të bardha dhe të shndritshme, duke eliminuar mbetjet e papastra.

Nëse hidhni Coca-Colë në njollat e rrobave tuaja para se t’i vendosni në lavatriçe, ato do të pastrohen në mënyrë të përkryer. Nëse keni harruar një tenxhere në sobë dhe ajo është djegur, e gjithë çfarë duhet të bëni është të hidhni një gotë Coca-Cola brenda tenxheres dhe ta lini për disa minuta: pirja e gazuar do t’ju ndihmojë të hiqni pjesën e djegur dhe tenxherja juaj do të bëhet si e re. A keni nevojë për të pastruar xhamat nga njollat e yndyrës? Hidh Coca-Cola në xham, lëreni të veprojë për disa minuta dhe pastaj fshijeni me një leckë të butë.

 

Burimi / http://www.tuttorete.info

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top