Këshilla & Arsye

January 7, 2017 | 9:01

Ja çfarë ndodh, nëse ushtroni presion mbi këtë pikë

Për vite, njerëzit kanë përdorur mjekësinë tradicionale kineze, për të trajtuar probleme të shumta shëndetësore. Bazuar në parimet e akupunkturës, çdo individ ka pika të veçanta në të gjithë trupin, ku përmes presionit të ushtruar nëpërmjet duarve, ndihmojmë për të mbajtur trupin në ekuilibër.

1

Nëse presioni aplikohet në zonën e quajtur CV 17, në qendër të gjoksit, do të çliroheni nga stresi dhe ankthi.

  • Aplikoni shtypje të lehtë për 2 – 3 minuta
  • Mbyllni sytë
  • CV17 gjendet saktësisht katër gishta mbi pjesën e poshtme  të kraharorit, në mes të gjoksit.
  • Gjejeni me majë të gishtave, me lëvizje rrethore, lehtë bëni masazh asaj zone dhe do të ndjeni ku ju dhemb
  • Bashkoni shuplakat sikur luteni dhe uluni, në mënyrë që shpina të jetë drejtë
  • Duart janë në pozitën e përshkruar më sipër, në nivel të gjoksit. Gishtat janë të kthyer në drejtimin lart. Tani afroni duart dhe shtypni me pjesën e poshtme të gishtave të mëdhenj pikën CV17
  •  Pika gjithashtu mund të stimulohet me mollëz të gishtit të mesëm
  • Merrni frymë thellë gjatë ekzekutimit të këtyre ushtrimeve dhe stresi dhe ankthi ngadalë do të largohen

Shtypja e ushtruar në zonën CV 17, jo vetëm që ndihmon për të lehtësuar stresin dhe ankthin, por është gjithashtu e dobishme për të relaksuar ata që kanë depresion, lodhje kronike, çrregullime të stresit post-traumatik, dhe mund të jetë jashtëzakonisht e dobishme gjatë fazës së rimëkëmbjes pas një dëmtimi ose kirurgjie.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top