Mbrojtësi i ekipit të Gjermanisë Shkodran Mustafi është aq i nderuar që një djalë gjerman së shpejti do të marrë emrin e tij. Një nënë shtatzënë e cila pret një djalë, tifoze e ekipit gjerman, kishte deklaruar që djali i saj do të mbajë emrin e futbollistit që do të bënte golin e parë në Euro 2016 për Gjermaninë.
Mbrojtësi 24-vjeçar me emrin e rrallë shqiptar të dielën ka bërë një gol po aq të rrallë, golin e parë për ekipin kombëtar gjerman.
“Nuk e di se si djali do të quhet tani, por nëse ai quhet Shkodran atëherë me kënaqësi do t’i blej Shkodranit të vogël një akullore”, ka thënë Mustafi duke qeshur para medieve.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.