Nuk ka shumë rëndësi mosha, çdo njeri prej nesh është i predispozuar që të ketë puçrra në fytyrë. Mirëpo, rezulton se këto puçrra janë të lidhura me organe specifike dhe mund të jenë një shenjë e problemeve serioze shëndetësore.
Sipas specialistëve të lëkurës, nëse ju dalin shpesh puçrra në të njëjtin vend, do të ishte mirë të bënit një vizitë tek doktori. Doktoreshë Rekha Tailor, një nga mjeket kryesore në Britani dhe specialiste e lëkurës, ka treguar për “The sun” se çfarë fshihet pas puçrrave që shfaqen në pjesë të caktuara të fytyrës suaj.
Puçrrat në ballë:
Kur prekni pjesën e ballit, vini re se gishtat tuaj marrin një shkëlqim të yndyrshëm, kjo do të thotë se puçrrat në ballë mund të shkaktohen nga yndyra, gjë që mund të shkaktohet nga ushqimet që ju hani. Puçrrat mes vetullave mund të tregojnë probleme me stomakun apo fshikëzën tuaj.
Puçrrat në hundë:
Puçrrat në hundë kanë të bëjnë me poret e bllokuara dhe ato lidhen më së shumti me higjienën tuaj të përditshme të lëkurës. Por skuqja e përgjithshme dhe puçrrat rreth qendrës së fytyrës suaj mund të tregojë probleme që lidhen me zemrën, prandaj do të bënit mirë të shkonit për një vizitë tek mjeku.
Puçrrat në faqe:
Sipas doktoreshës, puçrrat në faqe mund të shkaktohen nga një çrregullim bakterial në zorrën tuaj, por mund të jetë i lidhur edhe me problemet e frymëmarrjes. Një tjetër arsye është edhe ushqyerja. Ato shkaktohen edhe nëse ju e teproni me mishin, sheqerin apo bulmetin.
Puçrrat në nofull:
Puçrrat në nofull kanë lidhje me çrregullimet hormonale. Sipas doktoreshës, puçrrat në nofull janë shumë të bezdisshme, por nuk mund të bësh shumë për t’i eliminuar ato, veçse të përpiqesh të qetësohesh.
Puçrrat në mjekër:
Puçrrat në mjekër janë gjithashtu të lidhura me çrregullimet hormonale, por edhe me stresin. Hormonet e quajtura androgjene stimulojnë prodhimin e sebumit, vaji që bllokon poret. Aknet janë shumë të zakonshme tek adoleshentët sepse prodhimi i hormoneve rritet në këtë kohë.
Burimi / Panorama.com.al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.