Kur një mblesë japonez pyet: “Ç’tip është djali apo vajza?”, nuk e ka fjalën për pamjen fizike: i/e gjatë apo i/e shkurtër, i /e bardhë apo zeshkan, apo i/e bukur apo jo… por, do të dijë se cilit grup gjaku i përket djali apo vajza: Grupit A, B, O, apo AB. Japonezët besojnë se grupi i gjakut tregon shumë rreth personalitetit të njeriut.
– Tipi O mendohet i pavarur, i shoqërueshëm, energjik, nuk komandohet lehtë pasi u pëlqen arsyetimi tyre logjik dhe janë shumë të sigurt në vetvete. Duan të jenë në qendër të vëmendjes, jo shumë punëtor, jo shumë përgjegjës, shpesh dorëzohen lehtë para vështirësive, duke hequr dorë nga idetë fillestare.
– Tipi A i gjakut është tipi më i mirë, pasi tregon që personi është shumë punëtor, i përgjegjshëm, i sjellshëm, i rregullt e i organizuar, i qetë, i ndjeshëm, i turpshëm po ëndërrimtar që e kërkon suksesin, krijues dhe i besushëm.
– Tipi B është tipi më praktik i të gjithë tipave, të dëgjueshëm, ndjekës të përpiktë udhëzimesh dhe zbatues të përpiktë qëllimesh, kokëfortë, individualist, jo shumë i ndjeshëm, moskokçarës.
– Tipi AB është kombinim i tipit A me tipin B dhe konsiderohet si tipi më i keq, pasi i mungon balanca. Ata vendosin kushtet dhe rezervojnë të drejtën për të hequr dorë kur gjërat nuk i përmbushin pritjet e tyre. Ata janë të ndjeshëm dhe të vëmendshëm, por thjesht nuk është e mjaftueshme për të balancuar të metat e personave me këtë lloj gjaku.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.