Dëgjoni sinjalet e fuqishme të frymëmarrjes vetjake dhe përpiquni ta kuptoni. Çfarë na thotë ajo, për shembull, kur kapim veten se si mbajmë frymën? Mësoni ndryshimet në frymëmarrje. A jam nën stres? A jam në ankth? A jam në depresion? A jam i qetë?
Ndryshimi i mënyrës së frymëmarrjes mund të ndikojnë në humorin tonë dhe në atë se si trupi ynë reagon ndaj saj. Ja se si t’i interpretojmë sinjalet të cilat na dërgon frymëmarrja:
- Frymëmarrja e cekët
Ky është tregues universal i stresit. Kur vëreni frymëmarrjen e këtillë, kujtohuni që duhet të merrni frymë thellë, në mënyrë që t’i qaseni më lehtë situatës stresuese dhe ta zgjidhni atë.
- Mbajtja e frymës
Njerëzit mbajnë frymën kryesisht kur angazhohen shumë rreth ndonjë gjëje. Kjo është shenjë që do të duhej të relaksoheshit pak.
- Kur nxjerrja e frymës është dukshëm më e gjatë se marrja e frymës
Kur është spontanisht, por jo pjesë e ndonjë ushtrimi, frymëmarrja e këtillë shpesh ngjason me ndjenjën e zbrazësisë, humorit të keq në çdo kuptim. Atëherë nëse i kushtoni kujdes frymëmarrjes dhe zgjasni marrjen e frymës, do të riktheheni në formë.
- Frymëmarrja e njëtrajtshme
Kur jemi të qetë, të fokusuar, në humor të mirë – marrim frymë normalisht. Marrja dhe nxjerrja e frymës janë të njëjta dhe suksesshëm arrijnë thellë në diafragmë.
Burimi / telegrafi.com
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.