Këshilla & Arsye

May 10, 2017 | 10:55

Ja çfarë tregon ngjyra e syve për personalitetin tuaj

Klisheja “sytë janë pasqyrë e shpirtit” duket se ka një bazë të vërtetë. Kjo nuk është vetëm për pamjen, por tregon shumë edhe për gjendjen mendore dhe personalitetin.

1

Sytë në ngjyrë kafe tregojnë inteligjencë, mirësinë dhe bukurinë e brendshme. Personat me këtë ngjyrë sysh kanë tendencë dembelizmi. Këta njerëz kanë sukses të madh në fushën e ndjenjave, në sajë të mirësjelljes dhe shpirtmirësisë së tyre.

Sytë gri, të përhapur sidomos në Mesdhe, janë unikë. Të besueshëm dhe të sinqertë, këta njerëz janë të dashur nga partnerët për thjeshtësinë e tyre. Femrat dhe meshkujt janë shumë simpatik, të ëmbël dhe argëtues.

Sytë e zinj u përkasin njerëzve pragmatikë, të cilët angazhohen në situata, duke dhënë maksimumin. Ato shkëlqejnë në sport, janë të sigurt, të patrembur dhe krenar. Ata e duan konkurrencën dhe aspirojnë për udhëheqje. Adhurojnë të tërheqin vëmendjen dhe shpesh, për këtë arsye, ka të ngjarë të shihen si të ftohtë.

Sytë blu janë një simbol i bukurisë. Kush zotëron ato është një person që ka tendencë të jetë xheloz për të gjitha ato që ai ka, por jo për partnerin, për të cilin tregon besim të plotë. Këta njerëz lehtësisht  besojnë të tjerët, duke treguar shpirtin e tyre të pastër dhe të butë.

Sytë jeshil simbolizojnë bujarinë dhe gjithashtu ndjeshmërinë. Femrat janë shumë xheloze dhe shumë kritike ndaj të tjerëve, por gjithashtu në gjendje për të dashur duke dhënë 100% të vetes. Njerëzit me sy të gjelbër pëlqejnë të marrin komplimente, janë të zgjuar, të ëmbël dhe me fat në dashuri. Janë joshës dhe pëlqejnë të provokojnë.

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top