Mirëqenie

May 25, 2018 | 11:44

Ja cilat janë efektet e ujit me kripë në shëndet…

Një nga trendet e kohëve të fundit është konsumi i ujit me kripë natyrale. Ndërsa disa pretendojnë se uji me kripë mund të ndihmojë trupin të nxjerrë jashtë toksinat dhe rrit nivelet e energjisë, të tjerë janë më skeptikë lidhur me përfitimet e supozuara të tij.

Themeluesja e “Practical Nontoxic Living”, Sophia Gushée, vendosi ta testonte ujin me kripë për një javë. Në fund të javës ajo raportoi se konsumimi i kësaj përzierje e ndihmoi në pastrimin e lëkurës, përmirësimin e cilësisë së gjumit dhe në një mënyrë jetese më të shëndetshme. Por dietologia Rhiannon Lambert nuk është e bindur nga ky trend, aq më pak se ndihmon në detoksikimin e trupit.

“Shpesh konfuzohemi nga këto “trende” të reja që shohim në internet, dhe ky duket se është i fundit për të cilin duhet të jemi të kujdesshëm”, tregon ajo.

“Studimet kanë treguar se konsumimi me moderim i kripës mund të jetë i dobishëm në menaxhimin e tensionit të gjakut. Por, teprimi me kripën mund të çojë në zhvillim të tensionit të lartë të gjakut”.

Edhe pse ajo e pranon që është e nevojshme që të konsumojmë doza të vogla të kripës si pjesë e një diete të shëndetshme, ajo thekson gjithashtu se nuk ka të dhëna që vërtetojnë se kripa mund të ndihmojë në funksione të tilla si tretja.

“Është e rëndësishme të dini se çdo përfitim vjen nga përbërësi kryesor – uji”, thekson ajo.

 

Burimi / shendeti.com.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top