Sipas një studimi vetëm 43 persona në botë e kanë grupin e gjakut Rezus nul ose invalid, një tip gjaku që është i ngjashëm me grupin e gjakut zero negativ.
Këtë lloj tipi gjaku e ka 1 në 160 milionë persona, ose 43 në total në të gjithë botën. Njihet si Rh nul dhe u gjet në vitin 1961 te një aborigjen australian dhe është shkak i një alterimi genetik, i cili bën që antigenet që përdoren për të klasifikuar grupet e gjakut të mos shfaqen apo të kapen dhe gjaku ka 61 të tilla.
Individët me këtë karakteristikë kanë ngjashmëri me grupin O negativ.
Janë të dy dhurues universalë, por mund të marrin gjak vetëm nga persona me grupin e tyre të gjakut.
Laboratori ndërkombëtar i referimit të grupeve të gjakut në lokalitetin britanik të Filtonit ruan të dhënat e këtij grupi të reduktuar gjaku për të garantuar që asnjë nga këta anëtarë, nëse ka nevojë për këtë grup gjaku, të mos mbesë pa të.
Kjo iniciativë ka edhe vështirësistë e saj, pasi personat me këtë lloj gjaku jetojnë në vende kaq të largëta si Japonia, Brazili, Irlanda apo dhe SHBA, gjë që vështirëson dërgimin e një sasie gjaku nëse kërkohet me urgjencë.
Në rastin e një kirurgjie të programuar të ndonjërit prej personave me këtë lloj gjaku, më parë ata japin gjak që u ruhet në bankat e gjakut për 45 ditë, shkruan Bota.al.
Përsa i përket grupeve normale të gjakut A, B, AB dhe Zero me variablet pozitive dhe negative, më të shpeshtë në botë janë A+, 0+ dhe B+, por shpërndarja varion shumë nëpër botë.
Gjaku B+ është më i lartë në:
Arabinë Saudite me 33 %
Indi me 31 %
Japoni me 20 %
Taivan me 24 %
Grupi O-, dhuruesi universal, ka një prani të konsiderueshme në:
Europë me 6 %
Francë dhe Gjermani me 7 %
Itali me 9 %
India me 2%
Japonia me 0,15 %
Spanjë dhe Azi është më i rrallë
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.