Këshilla & Arsye

August 18, 2018 | 8:05

Ja disa mënyra për të menaxhuar sulmet astmatike…

Astma është një sëmundje kronike, e cila shoqërohet nga sulme të përsëritura të vështirësisë në frymëmarrje.

Por, ka disa mënyra të thjeshta se si ta menaxhoni atë:

  1. Identifikoni shakatarët

Çdo person me astmë ka disa arsyeja mjedisore që i bëjnë ata më të ndjeshëm ndaj një sulmi. Regjistro gjërat që mund t’i përkeqësojnë simptomat tuaja. Shkaktarët zakonisht janë myku, tymi i duhanit dhe ndotja ajrit.

  1. Kujdesuni për peshën tuaj

Shpesh obeziteti ka rezultuar me simptoma më të rënda të astmës dhe mund të shkaktojë edhe fillimin e shfaqjes së kësaj sëmundje.

  1. Mbani gjërat tuaja pastër

Përdorimi i maskave anti-pluhur mbi dyshekët dhe jastëkët, mund të zvogëlojnë kontaktin me krijesat mikroskopike të pranishme në pluhur që mund të shkaktojnë sulm. Gjithashtu edhe në gjërat tuaja personale mundohuni të mbani pastërti.

  1. Evitoni mbajtjen e kafshëve

Njerëzit me sëmundje të astmës janë shumë të ndjeshëm ndaj proteinave që përmban lëkura e kafshëve, të cilat mund të shkaktojnë rënie të sistemit imunitar dhe të shkaktojë reaksion. Nëse ende dëshironi të mbani një kafshë shtëpiake, pastrimi dhe larja e shpeshtë ndihmojnë ne zvogëlimin e një reaksioni.

  1. Bëni ushtrime të frymëmarrjes

Studimet tregojnë se një program i rregullt i ushtrimeve të frymëmarrjes, me metodat si Papworth dhe Buteyko, mund ta përmirësojnë cilësinë e jetës dhe të zvogëlojnë nevojën e përdorimit të inhalimit. Këto janë terapitë plotësuese që duhet të përdoren krahas ilaçeve, dhe jo si zëvendësim.

  1. Ushtrime të moderuara

Këto ushtrime shpesh janë të mira për astmatikët, pasi përmirësojnë efikasitetin e mushkërive dhe forcojnë sistemin imunitar. Sidoqoftë, nëse nuk jeni ushtruar për pak kohë ose keni përjetuar sulme të rregullta është më mirë që t’i përmbaheni ushtrimeve të moderuara aerobike, siç është ecja, joga ose noti(edhe pse klori në pishina mund të shkaktojë një sulm astme në disa njerëz).

 

Burimi / scan-tv.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top