Mirëqenie

March 10, 2017 | 10:59

Ja frutat dhe perimet me më shumë pesticide

EWG  ka bërë publike renditjen e ndotjes nga pesticidet të frutave dhe perimeve pas tesimit të 36.000 mostrave nga Departamenti Amerikan i Bujqësisë dhe Administrata e Ushqimit dhe Barnave.

1

Edhe këtë vit, luleshtrydhet kryesojnë listën e prodhimeve me përqendrim më të lartë të pesticideve, ndërsa misëri i ëmbël dhe avokadot kanë rezultuar me përqendrimin më të ulët.

Pesticidet përdoren gjerësisht në prodhimin e ushqimit për të kontrolluar dëmtues të tillë si insektet, brejtësit, barërat e këqija, bakteret, kërpudhat dhe mykun. Përveç përdorimeve të tyre në bujqësi, pesticidet janë përdorur për të mbrojtur shëndetin publik, duke kontrolluar organizmat që bartin sëmundje tropikale, si mushkonjat.

Pesticidet janë potencialisht toksike për njerëzit, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Ata mund të kenë efekte negative në riprodhim, sistemin imun apo nervor, mund të jenë shkaktar të kancerit dhe të çojnë në shumë probleme të tjera.

Mbetjet e pesticideve mund të mbeten në fruta dhe perime edhe pasi ata janë larë.

Sasinë më të lartë të mbetjeve të pesticideve e përmbajnë luleshtrydhet, spinaqi, nektarinat, molla, pjeshkë, selino, rrush, dardha, qershi, domate, specat dhe patatet , shkruan CNN.

Përqëndrime të ulëta u gjendën në misër të ëmbël, avokado, lakër, qepë, bizele, papaja, asparag, mango, patëllxhan, pjepër, kivi, lulelakër.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top