Aktivitetet fizike janë gjithmonë të shëndetshme për trupin tonë. Por ndonëse shumë prej nesh vrapin zgjedhim ta praktikojmë në kohën e mëngjesit, duket se kjo është diçka e gabuar sipas disa studimeve.
Një studim ku ishin pjesë disa persona të cilët u ushtruan gjatë mbrëmjes, zbuloi se aktiviteti fizik në këtë orar ishte më i efektshëm për trupin e njeriut. Ata që ushtruan gjatë mbrëmjes kishin nivele më të larta të një substance në trup që rrit aktivitetin metabolik të indeve.
Ekipet – nga Instituti Weizmann i Shkencës në Rehovot në Izrael dhe Universiteti i Kalifornisë, Irvine – thonë se studimet e tyre janë ndër të parat që provojnë teorinë se koha ka një ndikim në produktivitetin e ushtrimeve.
Sipas tyre, një studim i tillë ofron dëshmi edhe tek njerëzit që stërvitjet e lehta në mbrëmje, janë më të shëndetshme sesa ato të mëngjeseve.
Burimi / gazetasi.al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.