Mirëqenie

April 26, 2019 | 8:30

Ja mënyra se si të humbisni peshë, pa mbajtur dietë

Humbja e peshës është një sfidë e vështirë, megjithatë jo detyrimisht kjo mund të arrihet duke shkuar në palestër apo duke mbajtur dietë të fortë. Një ekspert rekomandon disa këshilla që mund t’ju ndihmojnë të bini nga pesha pa shumë përpjekje. Kjo ka të bëjë me përzgjedhjen ushqimore. Kështu, eksperti rekomandon që të përdorni në ushqime të caktuara kanellën dhe të konsumoni sa më shumë brokoli.

Brokoli përmban minerale, si kromiumi, që mban të ekuilibruar nivelin e sheqerit në gjak. Edhe produkte të tjera ushqimore, si frutat, perimet apo mishi përmbajnë elemente mineralesh. Megjithatë, studimet e mëparshme kanë treguar se brokoli ka përmbajtje shumë të lartë të kromiumit dhe kjo ndihmon në uljen e sheqerit në gjak. Të njëjtin funksion kryen edhe kanella, e cila ndihmon në uljen e nivelit të sheqerit në gjak.

Element tjetër i rëndësishëm për humbjen e peshës është të konsumoni vakte ushqimore të ekuilibruara. Gjithmonë duke pasur parasysh që menynë tuaj ta plotësoni me ushqime që përmbajnë minerale. Ekspertët sugjerojnë se vaktet e ekuilibruara mund të konsiderohen edhe një lloj agjërimi. Që do të thotë se duhet të vendosni një lloj orari çdo ditë kur nuk duhet të konsumoni asgjë.

Studiuesit këshillojnë se për 14 orë nuk duhet të konsumoni ushqime. Sa i përket ushqimeve, nuk ka kufizime se çfarë duhet të përdorni. Kjo në fakt është një lloj diete që përdorin edhe shumë yje të Hollivudit. Mund t’ju duket e vështirë, por në fakt jo dhe aq. 

Është e këshillueshme që intervalin prej 14 orësh kur nuk duhet të konsumoni ushqime, ta integroni gjatë natës kur flini gjumë. Në këtë mënyrë do ta keni më të lehtë. Për shembull, le të themi se keni përfunduar ngrënien e darkës në orën 20:00 dhe nëse nuk konsumoni asgjë deri të nesërmen në mëngjes në orën 10:00, atëherë urime. Mund të themi se keni agjëruar për rreth 14 orë.

 

Burimi / tvklan.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top