Mirëqenie

November 11, 2016 | 8:15

Ja për çfarë keni nevojë kur ka luhatje temperaturash

Anila Kalleshi Dietologe

Anila Kalleshi
Dietologe

Në këto luhatje temperaturash dhe reshje shiu të vazhdueshme organizmi ka nevojë për sa më shumë Vitaminë C.

Mandarina është dy herë më e pasur se portokalli me Vitaminë C. Në 100 gramë mandarinë ka 34 kalori, acid folik, kalium, hekur, magnez, Vitaminë B1, B2 dhe B3, si edhe fibra për tretje të balancuar. Me dekompozimin e beta karotenit krijohet edhe Vitamina A, e rëndësishme për lëkurë të bukur dhe shikim të mirë. Mandarina është edhe diuretik dhe duke i konsumuar mund të luftoni edhe celulitin.

Lëkura e mandarinës përmban një përbërës jashtëzakonisht të rëndësishëm, nobiletinë, pigment i cili është dhjetë herë më i fortë te mandarina se sa te fruti i qitros. Nobiletina mbron nga obeziteti, ataku kardiak, hemoragjia në tru, si dhe nga diabeti. Gjithashtu, mbron edhe nga arterioskleroza, ndërsa fuqi të njëjtë ka edhe flavonoidi naringeninë, i cili mbron nga shëndeti i tepërt dhe sindroma metabolike.

2

Vajrat eterikë nga lëkura e mandarinës kanë efekt të shkëlqyeshëm kur i përdorni gjatë dushit. Ndihmon për t’u relaksuar, largojnë pagjumësinë, ushqejnë lëkurën, si dhe kanë edhe veçori tonifikuese dhe antiseptike. Konsumoni mandarina të freskëta, të shijshme dhe jashtëzakonisht të shëndetshme.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top