Këshilla & Arsye

September 19, 2019 | 9:49

Ja pse antidjersa nuk duhet hedhur në mëngjes…

Për pjesën më të madhe të njerëzve, rutina e mëngjesit është thuajse e njëjtë. Ngrihesh, bën një dush, vishesh, rregullon flokët, tualetin në rastin e vajzave, antidjersë, parfum dhe gati për të nisur ditën.

Por duket se një gjë e bëjmë gabim. Sipas një eksperteje të lëkurës, të hedhurit antidjersë në mëngjes është një zakon i gabuar, pasi ky veprim duhet bërë në mbrëmje, përpara se të shkoni për të fjetur.

Mund të duket e çuditshme, por dermatologia Sanda Lee thotë se kjo është mënyra më efektive për ta përdorur këtë produkt, nëse doni që të mos mbani erë dhe ajo ka edhe një shpjegim shkencor nga pas.

Duke folur për revistën Harper’s Bazaar, Lee tha: “Antidjersa duhet të aplikohet në darkë, është më efektive gjatë natës sepse gjëndrat e djersës janë më pak aktive, ndaj dhe do të ketë më shumë efekt”.

 

Burimi / tvklan.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top