Të fjeturit e burrit dhe gruas në një krevat është siguri absolute. Këta dy njerëz, jo vetëm që nuk i bëjnë keq njëri-tjetrit, por i besojnë njëri-tjetrit. Të dy partnerët, pas një dite të gjatë, të ngarkuar me ngjarje e strese, rikthehen në fund të ditës dhe takohen përsëri. Është pikërisht ky ritakim i vazhdueshëm, që fuqizon ose zbeh marrëdhënien e tyre.
Me këtë takim në shtrat, ku nuk bëhet vetëm seks, vendoset ajo qetësi e brendshme, që realizohet kur njeriu shtrin trupin e tij dhe lë mënjanë ditën e lodhshme. Është pikërisht prekja, afërsia, përqafimi, që së bashku me bisedën me zë të ulët dhe të ndërthurur me errësirën, që zbusin mëritë e vogla apo distancën, që krijohet gjatë ditës, nga vajtja në punë, kontakti me të tjerët, qoftë dhe pjesëtarë familjeje apo fëmijet.
Është pikërisht të fjeturit bashkë, që ushqen e ripërtërin marrëdhënien burrë-grua.
Intimiteti ndërmjet dy njerëzve, që kanë zgjedhur të ndërtojnë familjen e tyre, ripërtëritet nga kjo rutinë e të fjeturit, që së bashku me aktin seksual, i zgjasin jetën marrëdhënies burrë-grua, e cila është edhe “strofa” ku endet familja.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.