Egjiptianët e lashtë trajtonin disa plagë të infektuara me bukë të mykur dhe askush nuk e kuptonte pse. Në vitin 1928, pesë mijë vjet më vonë, kur filloi të zhvillohej shkenca moderne, shkencëtari Alexander Fleming (fitues i Çmimi Nobel për Mjekësi në 1945) zbuloi se penicilina kishte një efekt të madh si një antibiotik tek bakteret.
Buka është e pasur me niseshte, polimere me bazë molekulën e sheqerit dhe lëndë të tjera ushqyese. Buka na siguron ushqyes të nevojshëm, por edhe organizmat e tjerë, siç janë kërpudhat.
Kur buka myket, brenda saj zhvillohet një kërpudhë e quajtur Penicilium, nga e cila merret penicilina, antibiotiku më i famshëm, i përdorur për të trajtuar disa lloje bakteresh. Në atë kohë Egjiptianët nuk e dinin se çfarë ishte bakteri, por ata e dinin se mund të luftonin infeksionet serioze me bukë të mykur.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.