Shkenca zbuloi se mbajtja e dorës së partnerit mund t’ju lehtësojë dhimbjen. Një prekje me dashuri dhe me kujdes tregon jo vetëm se sa i rëndësishëm është ky person për ju, por edhe ju ngushëllon nëse po kaloni një dhimbje. Një studim i kohëve të fundit ka zbuluar pse prekja e njeriut të dashur mund të jetë kaq e fuqishme dhe të ndihmojë tamam si një medikament.
Si funksionon
Të gjithë kemi nevojë për dashurinë dhe ndjenjën e sinqertë të një personi. Goldstein, një psikolog që po studionte fuqinë e prekjes njerëzore, vendosi të bënte një eksperiment me gruan e tij gjatë lindjes së vajzës së tyre. Më vonë ai testoi më shumë se 20 çifte.
Nga kjo rezultoi se vetëm duke qenë afër njëri-tjetrit, madje edhe pa prekje, shkaktonte sinkronizim të valës së trurit që rritej më shumë kur çiftet mbanin duart, ndërsa gruaja ishte me dhimbjet e lindjes. Pra prekja juaj mund të lehtësojë dhimbjen e partnerit tuaj.
Ju mund ta provoni këtë nëse po kaloni ndonjë dhimbje. Merrni dorën e partnerit tuaj dhe mbajeni atë për pak kohë. Ndoshta vëreni se ritmi i zemrës dhe frymëmarrja po sinkronizohen. Ju nuk mund ta ndjeni, por kjo ndodh! Ju mund të dyfishoni efektin duke treguar më shumë ndjeshmëri për dhimbjen e partnerit tuaj. Ngushëllimi juaj i bën ata të ndihen më mirë. Sa më shumë që jeni sinkronizuar, aq më shumë funksionon.
Burimi / gazetasi.al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.