Studim

February 22, 2018 | 12:45

Ja pse duart e femrave janë më të ftohta

Duar të ftohta nënkuptojnë një zemër të ngrohtë. Sipas studiuesve gratë kanë duar më të ftohta se burrat në kohën e ftohtë të vitit. “Trupi është ky sistem mahnitës, dinamik i cili përdor muskujt për të gjeneruar nxehtësi për ta mbajtur pjesën tjetër të trupit të ngrohtë, duke përfshirë edhe duart tuaja”, shprehen ata.

Femrat dhe fëmijët mendohet se duhet t’i vënë duart në xhepat e tyre më shumë, sepse ata kanë më pak masë muskulore, e cila gjeneron nxehtësi për ta mbajtur trupin të ngrohtë.
Studiuesit në Universitetin e Kembrixhit e testuan këtë duke i kërkuar njerëzve të fusnin duart në ujë të akullt për tri minuta. Ata me më shumë muskuj panë duart e tyre të ngroheshin përsëri më shpejt, bazuar në imazhet e marra me një aparat fotografik me imazhe termike.

Erdhi si një surprizë për ekspertët, të cilët mendonin se yndyra ishte më e rëndësishme në ngrohjen e duarve të njerëzve kur ata ftoheshin. Autori kryesor i studimit, Stephanie Payne, tha: “Duke qenë të vetëdijshëm për efektet e përbërjes së trupit në mënyrën se pse kemi duar të ftohta është vendimtare.

Studimi i një ekipi të antropologëve biologjikë është i pari i këtij lloji dhe përdori 114 vullnetarë të gatshëm për të zhytur duart në ujë të ftohtë me akull.

Autori i saj kryesor shprehet se, “duart kanë një raport të madh sipërfaqësor ndaj vëllimit, gjë që mund të jetë një sfidë për të ruajtur ekuilibrin termik në kushte të ftohta.
“Ne donim të studionim ndikimin e madhësisë së trupit dhe përbërjen e trupit në humbjen e nxehtësisë dhe riprodhimin në duar për të përcaktuar nëse ato ndikojnë në temperaturën e dorës dhe shkathtësinë në kushte të ftohta”.

Pjesëmarrësit, të moshës 18 deri në 50 vjeç, duke përfshirë studentë të universitetit dhe banorë lokalë, fillimisht morën statistikat e tyre jetësore dhe analizuan përbërjen e trupit për të matur sasinë e yndyrës dhe të muskujve. Shkalla në të cilën duart e vullnetarëve u ngroh përsëri, u mat dhe u regjistrua duke përdorur një aparat fotografik me imazhe termike.

Miss Payne, një student i PhD dhe National Geographic Young Explorer që kërkonte popullsi njerëzore anembanë globit tha, “ne gjithmonë mendonim se yndyra (duke vepruar si izolim) ishte faktori më i rëndësishëm në termorregullimin, por në fakt muskujt luajnë rolin jetik”.

Burimi / www.ata.gov.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top