Këshilla & Arsye

October 16, 2019 | 8:15

Ja pse duhani dëmton më shumë gratë

Gratë janë veçanërisht të ndjeshme ndaj dëmtimeve të shkaktuara nga pirja e duhanit për shkak të brishtësisë së tyre më të madhe fizike, thanë mjekë dhe specialistë italianë.

“Por, përkundër kësaj, numri i duhanpirësve rritet”, është alarmi që vjen nga Kongresi Kombëtar i Shoqatës italiane të Mjekëve, i promovuar nga kompania ”Philip Morris Italy”.

“Efektet janë të shumta, që nga shëndeti i mushkërive deri tek shëndeti riprodhues, me cigare që mund të dëmtojnë fetusin gjatë shtatzënisë”, shtuan ata.

“Fatkeqësisht, gratë, megjithëse mesazhi është i qartë, vazhdojnë të pinë duhan, edhe për shkak të ritmeve gjithnjë e më stresuese ndaj të cilave nënshtrohen. Edhe pse kujdesen për shëndetin e familjes, ato lënë pas dore veten”, theksuan specialistët.

 

 

Burimi / ata.gov.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top