Pse duhet të hani qepë esëll? “Qepa e kuqe – thotë dietologu Agostino Urso – ka shumë vlera të dobishme kryesisht për shkak të komponimeve fitoterapeutike të pranishme brenda saj. Gjithashtu ajo është e dobishme për parandalimin e disa sëmundjeve si kanceri e deri te parandalimi i sëmundjeve kardiovaskulare”. Për të shfrytëzuar sa më shumë vetitë e qepës, nuk është keq ta marrësh atë esëll.
Pse të mos provoni qepë të zier? Është një diuretik i shkëlqyeshëm, gjithashtu i dobishëm në rastin e reumatizmit dhe dhimbjeve të nyjeve. Gjithashtu është mjaft efektive për faringun dhe bajamet. Këshillohet që të pini tre gota në ditë, mundësisht mes vakteve.
Si duhet të hahet qepa për shëndet të mirë? Qëroni tre qepë, pritini ato dhe ziejini për rreth 15 min në një tenxhere me ujë. Lëreni të ftohet dhe filtrojeni. Ai është i dobishëm për kurimin e lëkurës së thatë dhe të dëmtuar, absceset, shenjat e lindjes dhe shumë gjëra të tjera. Përveç kësaj, lëngu i qepës përdoret kundër rënies së flokëve.
Cilat janë përfitimet e qepës? Qepa është e mirë për veshkat dhe sistemin e frymëmarrjes. Ajo është e dobishme për të luftuar celulitin. Pastron gjakun dhe limfën dhe është e pasur me jod. Vetëm jodi i qepës vepron në sistemin limfatik dhe gjëndër. Qepa është gjithashtu diuretike dhe pastruese. Në të vërtetë, qepa është alkalizuese dhe nxit eliminimin lëngjeve. Qepa është një antibakterial natyral dhe në këtë mënyrë ajo mbron nga viruset e stinës dhe forcon sistemin imunitar. Qepa, në të vërtetë, është e pasur me vitaminë C dhe kripëra minerale, mund të jetë efektive kundër kollës, bronkitit dhe ftohjes… Për këtë mund të provoni të sulmoni sëmundjet duke përgatitur një çaj me bazë qepën.
A i ndihmon qepa personat që vuajnë nga diabeti? Qepa është një aleat i vërtetë i diabetikëve. Vepron si një agjent hipoglikemik. Me fjalë të tjera ul nivelin e glukozës në gjak dhe lejon uljen e dozave të insulinës për ata që e përdorin atë. Pra, qepa mund të përfshihet në dietën e diabetikëve.
A është qepa një afrodiziak? Mes shumë vlerave të dobishme, qepa ka edhe ato afrodiziake. Në të vërtetë, duket se qepa ka aftësinë për të rritur epshin dhe forcuar burrërinë mashkullore. Receta popullore rekomandon që të qëroni një qepë dhe ta skuqni me gjalpë, më pas ta hani atë esëll së bashku me një lugë mjaltë. Qepa stimulon prodhimin e qelizave të kuqe të gjakut, siguron hekur dhe elementë të domosdoshëm. Nëse hahet e gatuar, qepa rregullon veprimtarinë e zorrëve, ndërsa e papërpunuar ndihmon për shkatërrimin e krimbave të vegjël të zorrëve të fëmijëve.
Burimi / https://www.breakingames.it/
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.