Këshilla & Arsye

February 15, 2017 | 10:02

Ja pse duhet të masazhoni veshët

 Masazhoni veshët për të ringjallur trupin dhe mendjen.

Të gjithë, të paktën një herë në jetë, vuajnë apo do të vuajnë nga stresi. Kjo është diçka e natyrshme, diçka me të cilën jetojmë çdo ditë. Stresi lind nga një mospërputhje midis asaj çfarë bëjmë dhe asaj që ne perceptojmë se mund të bëjmë. Në këtë kuptim stresi është i lidhur ngushtë me perceptimin tonë, mënyra si ne e perceptojnë veten dhe mjedisin që na rrethon.

1-1

Ka shumë mënyra për të luftuar stresin dhe ankthin. Jo shumë njerëz e dinë këtë teknikë orientale, që mund të reduktojë stresin menjëherë; masazhi në një pikë të veçantë të veshit.

Veshi i jashtëm konsiderohet “zonë refleks” e aftë për të përcjellë impulse nervore në të gjithë organizmin e njeriut. Me siguri shumë prej jush do të befsohen nga efektet pozitive, që një masazh i thjeshtë i veshit mund të ketë në shëndet. Kjo zonë, e cila zakonisht injorohet mund të gjenerojë efekte shëruese në të gjithë trupin, në varësi të llojit të masazhit që praktikohet.

Pika e vendosur në pjesën kockore në formë trekëndëshi, tek veshi, nëse masazhohet mund të ndikojë në lehtësimin e disa sëmundjeve mendore dhe psikike, si frika, stresi, dhimbja apo inflamacioni, por edhe kundër depresionit, pagjumësisë dhe ndjeshmërisë së lartë. Në vitin 1950, ka qenë neurologu francez, Dr. Paul Nogier,  i cili ka zbuluar se veshi krahasohet me një hartë, që ngjan si në fetus i kthyer përmbys. Teorinë e tij e ka çuar më përpara, një fizikant amerikan, Terry Oleson. Ai vëzhgoi teknikat e akupunkturës së veshit dhe identifikoi gjendjen fizike dhe shëndetësore të pacientëve me saktësi në 75 për qind të rasteve. Pika të ndryshme të veshit, kur aplikohet akupuntura, arrijnë të stabilizojë çrregullimet funksionale të organizmit.

  • Masazhoni këtë pikë duke përdorur gishtat
  • Masazhoni atë çdo herë që ju jeni nën stres
  • Ju mund të përdorni këtë teknikë çdo natë para se të flini

3

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top