Ky gjest i lashtë është një moment magjik që i afron më shumë njerëzit. Kur puthni dikë, muskujt e fytyrës kontraktohen, që rezulton në një gjimnastikë të vërtetë kundër rrudhave. Lumturia është një ‘lifting’ për shpirtin, e aftë të ndriçojë sytë dhe fytyrën. Kjo është arsyeja pse, kur ndjehemi thellësisht të lumtur, dukemi edhe me të rinj e vitalë!
Gjatë një puthjeje, trupi sekreton serotoninën, dopaminën dhe oksitocinën, që luftojnë stresin, ankthin dhe dhimbjet e kokës.
Pra, puthja është vërtetë një terapi natyrale relaksuese, e aftë të japë besim, çiltërsi, lidhje mes nesh dhe të tjerëve.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.