Në fokus

June 19, 2019 | 11:13

Ja pse dushi me ujë të ftohtë është një terapi për trupin…

Sigurisht se ju ka rastisur edhe juve që të dëgjoni se dushi me ujë të ftohtë është i shëndetshëm, mirëpo a është e vërtetë? Për këtë enigmë ka shkruar edhe ish-marinsi amerikan Clint Emerson, autor i disa librave për ushtrime ushtarake, shpjegon se përse është e shëndetshme që dushin ta përfundojmë me ujë të ftohtë.

“Uji i ftohtë do t’ju zgjojë, pa dyshim, dhe do t’ju mbajë zgjuar, por ka më shumë përfitime shëndetësore se çdo gjë tjetër. Në stërvitjen e forcave detare amerikane kalohet më shumë kohë në ujë të ftohtë dhe ka një fakt shkencor për këtë çmenduri. Arsyeja pse atletët profesionistë e bëjnë këtë gjatë gjithë kohës pas një stërvitjeje, është se rritet shërimi. Ai vaksinon gjithë trupin, duke larguar acidin laktik, në mënyrë që të ndjeheni mirë ditën tjetër dhe të jeni gati për trajnimin e ditëve në vijim”, thotë Clint Emerson.

Sipas tij uji i ftohtë është terapi, edhe pse duket torturë.

“Është një terapi në mënyrë që të qëndroni të shëndetshëm, qetëson ënjtjet dhe ju lejon të ecni përpara, me shpresë pa asnjë dëmtim të mëtejshëm”, shpjegon ai.

 

 

Burimi / www.gazeta-shqip.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top