Fëmijët që mbajnë gishtin në gojë janë më rezistentë ndaj llojeve të ndryshme të alergjive.
Ky është përfundimi i një studimi të realizuar nga disa shkencëtarë të Universitetit të Otegos, Zelandës së Re. Ata testuan më shumë se 1 mijë fëmijë të moshave 5, 7, 9 dhe 11 vjeç për alergji të ndryshme. Më pas, u analizuan sërish kur ata arritën moshën 13 dhe 32 vjeç.
Studimi tregoi se 49 për qind e 13-vjeçarëve të cilët nuk thithnin gishtin ishin të prekur nga një lloj alergjie. Përqindja pozitive e alergjisë ishte 38 për qind, ndërsa tek ata të cilët mbanin në gojë gishtin tregues ishte më e ulët, vetëm 31 për qind.
Të njëjtat përfundime rezultuan edhe në studimin ndaj rezistencës së alergjive kur ata arritën moshën 32 vjeç. Sipas shkencëtarëve të Zelandës së Re, rezultatet konfirmojnë teorinë se ekspozimi ndaj mikrobeve në moshë të re të jetës redukton rrezikun e shfaqjes së alergjive të ndryshme.
/Panorma/
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.