Për vite me radhë, vaji i ullirit ka qenë në fokus të shumë kërkimeve shkencore, të cilat kanë vërtetuar se është një ndër ushqimet më të shëndetshme që natyra i ka falur njeriut. Ai është i pasur me lëndë të ndryshme ushqyese, antioksidues, yndyra të pangopura, lëndë ushqyese anti-inflamatore që parandalojnë sëmundje të ndryshme, luftojnë radikalet e lira, ulin nivelin e kolesterolit të keq dhe parandalojnë plakjen e parakohshme.
Çdo popullatë në botë që ka bazuar ushqyerjen e saj tek vaji i ullirit ka pasur shëndet të mirë dhe jetë të gjatë. Shembullin më të afërt e gjejmë te Greqia fqinje, ku janë të provuara vlerat shëndetësore të përfshirjes së vajit të ullirit në stilin e tyre të ushqyerjes. E njëjta gjë vërehet në Spanjë. Studimet kanë treguar që konsumi i vajit të ullirit në të dy vendet ka çuar në rënien e vdekshmërisë me 26%.
Por çfarë ndodh nëse gatuajmë me vaj ulliri?
Djegia e vajit shkakton shkatërrimin e enzimave, proteinave natyrale, duke sjellë në këtë mënyrë rritjen e karbohidrateve dhe sheqerit, humbjen e vitaminave dhe mineraleve, si dhe eliminimin e ujit.
Studimet e fundit, tregojnë se nëse gatuhet, vaji i ullirit i humbet të gjitha cilësitë e tij që e bëjnë të ndryshëm nga të tjerët, sa u përket vetive kurative. Sipas studiuesve, në çdo lloj gatimi në temperatura të larta, vihet re humbja e cilësive të vajit.
Vajrat vegjetale oksidohen me kalimin e kohës, nga ekspozimi ndaj ajrit dhe temperaturës. Ky proces përshpejtohet në rastet e temperaturave të larta. Vaji i ullirit ka më shumë antioksidantë se vajrat e tjerë dhe përbërës bioaktivë, të cilët mendohet se janë efektivë në parandalimin e shumë sëmundjeve, si kanceri. Vaji i misrit dhe vaji i lulediellit oksidohen më lehtë se vaji i ullirit dhe vaji i arrës së kokosit, kështu që gatimi me këta është më i këshillueshëm. Vaji i ullirit i virgjër dhe ekstra i virgjër kanë përmbajtje të lartë antioskidantësh. Disa studime kanë treguar, madje, se vaji i ullirit prodhon më pak produkte oksidimi se llojet e tjerë të vajrave.
Burimi / gazetasi.al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.