Avokado është i vetmi ushqim në botë që klasifikohet si frut, dhe në realitet përdoret si perime. Është ushqimi trend i viteve të fundit, i cili nuk mungon asnjëherë në pjatat e fotografuara dhe postuara në Instagram. Por megjithatë ekspertët e shëndetit paralajmërojnë që mos ta teproni me të, pasi mund të shkaktojë më shumë dëme sesa dobi.
Dietologët thonë se duhet ta limitoni sasinë e këtij ‘hijeshuesi” të Instagram-it në vetëm një gjysmë avokado në ditë. Ngrënia më shumë se aq mund të çojë në shtim në peshë.
Është e dukshme që avokadot janë të yndyrshëm, edhe pse yndyra që ato përmbajnë sigurisht që është më e shëndetshme se çdo lloj yndyre tjetër tek ushqimet.
Por, një frut i vetëm përmban rreth 22 gramë yndyrë – gati një e treta e 65-70 gramëve të rekomanduar për të ngrënë çdo ditë. Një avokado përmban gjithashtu gati 25-280 kalori.
Prandaj dietologët rekomandojnë vetëm një gjysmë avokado në ditë, në mënyrë që të merrni të gjitha përfitimet dhe të mos shtoni në peshë.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.