Mirëqenie

May 8, 2017 | 11:35

Ja pse lëngu që përftohet nga shtrydhja frutave duhet të konsumohet menjëherë

*Po e bëj këtë postim (mbase për disa mund të duket i panevojshëm ky informacion), por kur me tregoi një mikja ime sesi i kishte bërë gati një nene shishet me lëngje frutash ‘natyrale’ për një muaj, mendova t’ju tregoj pak më shumë për to.

Nga Diola Dosti-Baftiu, Nutricioniste, dietologe dhe biologe

Nga Diola Dosti-Baftiu, Nutricioniste, dietologe dhe biologe

Lëngjet e frutave të cilat përgatiten nga shtrydhja e tyre, duhet të konsumohen menjëhere pas përgatitjes, ose maksimumi brenda 15 minutash.

Pse nuk ‘jetojnë’ më gjatë?

Bëhet fjalë për një proces që quhet oksidim. Kur shtrydhim lëngun, nutrientet çlirohen nga fibrat ( ato që hidhen në kontinierin e shtydhseve të frutave). Duke ju ekspozuar ajrit, lëngu i jep një elektron ajrit ,duke u bere me pak i ushqyeshem. Për të zgjatur sado pak jetëgjatësinë e tij mund t’i shtoni pak limon. Por kurrsesi më gjatë se 15 min. Procesi i oksidimit shihet me sy të lirë. Lëngu fillon të ndahet dhe të ndryshojë ngjyrë dhe shije. Është tipike për një lëng natyral që i ekspozohet ajrit. Nëse keni shishe vakumi dhe aparatura që prodhojnë lengje me cold press, jetëgjatësia e tyre është më e madhe deri në momentin që hapet shishja. Por të shtrydhësh lëngje të fresketa dhe t’i ruash ne shishe për një muaj, me qëllimin e mirë për t’u ushqyer shëndetshem, jeni duke gabuar rëndë!

1

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top