Në fokus

November 16, 2018 | 8:52

Ja pse ndodh depresioni pas lindjes…

Sistemi imunitar mund të fshihet pas depresionit post partum që prek të paktën 15 % të grave. Duket se një skuqje e disa zonave të trurit që shërbejnë si rregullator të humorit pas shtatzënisë, ndikon pikërisht në ato simptoma si lodhje e madhe, demotivim i zgjatur dhe vështirësi për të krijuar lidhje me beben.

Pavarësisht se deri më sot kërkimet ishin përqendruar në shkaqe të tjera, kryesisht në ndryshimet hormonale, në kongresin vjetor në San Diego mbi Neuroshkencën, u prezantua edhe ideja e re. Ky është studimi i parë që fokusohet pikërisht në lidhjen e stresit, sistemit imunitar, trurit dhe depresionit.

Nga analizat që janë kryer ka rezultuar se femrat që kishin stres, ankth dhe shqetësim psikologjik gjatë shtatzënisë, kishin tendencën të vuanin plotësisht nga depresioni pas lindjes. Në rastin kur shtatzënia është e qetë, kjo simptomë nuk shfaqet. Dhe është pikërisht stresi çelësi i misterit, pasi ndikon në luhatjen e funksioneve të veçanta të qelizave imunitare të trurit.

 

Burimi / tvklan.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top