Këshilla & Arsye

September 22, 2017 | 9:19

Ja pse nuk duhet të ndaheni fshehurazi nga fëmija në çerdhe

Prindër, ju që dërgoni fëmijët në çerdhe, kujdes kur largoheni, mos ikni fshehurazi fëmijës. Kjo mënyrë të vepruari është është shumë traumatike për fëmijën, pasi brenda këtij veprimi është braktisja dhe gënjeshtra.

1

Nga Lira Gjika Pediatre

Nga Lira Gjika
Pediatre

Nëna i thotë fëmijës se do të shkojnë në kopësht së bashku dhe sa arrijnë aty, nëna zhduket papritur dhe fëmija mbetet vetëm në krahët e një gruaje të panjohur në një mjedis të panjohur. Fëmija në moment pushtohet nga dyshimi, frika, trishtimi dhe inati. Gjëja e parë që mendon fëmija, është që nëna nuk e do më dhe do të shpëtojë nga fëmija. Veprimi i duhur është, që nëna me qetësi, duhet të largohet duke e përshëndetur fëmijën dhe të mos influencohet nga sjellja e saj apo e tij, pra të qarat e fëmijës. Kur nëna ikën e sigurt dhe e qetë duke e përshëndetur fëmijën, kjo sjellje e nënës është sjellje siguruese për fëmijën, natyrisht jo në çast, por i lë të kuptojë që nëna e beson personin që e ka marrë në krahë. I tregon se në vendin që e ka sjellë dhe do të kalojë disa orë të ditës, është i i sigurt dhe nuk ka përse të trembet. Nëna apo babai duhet të kenë kujdes që të shkojnë ta marrë fëmijën në orën që i kanë premtuar fëmijës.

E qara e fëmijës ka disa arsye:

  • Një shkak i të qarit mund të jetë se nuk do të rrijë vetëm pa nënën dhe kur qan e di që nëna vjen dhe rri me të.
  • Një shkak tjetër, mund të jetë kur e qara është kthyer në sjellje, fëmija i arrin gjërat pasi qan fort.
  • Dhe një shkak i tretë, e qara është forma më e mirë për të demostruar vuajtjen e vet dhe nuk është e dëmshme siç e mendoni.

 

Më mirë ta tregojë vuajtjen dhe edukatorja pranë fëmijës ta ngushëllojë duke i dhënë të drejtë që është i/e mërzitur. Dhe do të ishte shumë mirë t’i thoshte, se nuk ka trimëri më të madhe se të përballosh ndarjen nga mami kur vjen në kopsht. Qëndrimi i edukatores në këto raste është shumë i rëndësishëm, ajo ose e qetëson fëmijën dhe i shton besimin te nëna ose e tremb dhe e nënshtron fëmijën

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top