Një studim i ri nga Boston Medical Center zbulon se prindërit që ‘zhyten’ në e-mail, lojëra apo aplikacione të tjera kanë ndërveprime shumë negative me fëmijët e tyre, duke i bërë ata të ndjehen sikur po konkurrojnë me pajisjet për vëmendjen e prindërve të tyre.
Është e vështirë të shmangim joshjen e smartphone-ve! Por studimet pikturojnë tablo të kthjellta se si teknologjia po ndikon në marrëdhëniet prind-fëmijë.
Studimet e mëparshme kanë treguar se TV-të edhe nëse janë vetëm në sfond, mund të pengojnë kreativitetin e fëmijëve dhe përqëndrimin e tyre.
Për të studiuar efektin e smartphone-ve, kërkuesit vëzhguan çdo të rritur dhe fëmijë, ndërsa po ushqeheshin në një restorant fast-food.
Ata vunë re se:
-Një fëmijë ka bërë më shumë se një përpjekje për të tërhequr vëmendjen e nënës së tij nga tableta, por pa dobi.
-Një nënë tjetër futi fëmijën e saj nën tryezë, në përgjigje të përpjekjeve të ndryshme të fëmijës për të marrë vëmendjen e saj, ndërsa ajo shihte telefonin.
-Një baba iu përgjigj i irrituar përpjekjeve të shkallëzuara të bijve të tij që të hiqte dorë nga pajisja e tij.
“Ajo që u dallua ishte se përdorimi i telefonëve, tabletave…, ndërkohë që jemi me fëmijët shkakton ndërveprime negative. Siç edhe u tha më sipër, në shumë raste ka pasur pak ndërveprim, ndërveprim të ashpër ose ndërveprimin negativ mes të rriturit dhe fëmijës. Kjo është thjesht e padrejtë për fëmijët”, thonë studiuesit.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.