Këshilla & Arsye

February 12, 2019 | 11:19

Ja pse nuk duhet t’i gjykoni gratë që vishen gjithmonë me të zeza

Nëse njihni një nga gratë që vishen gjithmonë me ngjyrë të zezë, atëherë me siguri do ta pyesni nëse ka ndonjë arsye për këtë zgjedhje të stilit. Po, gratë që vishen ‘komplet me të zeza’ shpesh gjykohet si “të çuditshme”. Megjithatë, është një “ngjyrë” e përjetshme, e cila gjithmonë është konsideruar si simbol i elegancës dhe joshjes. Dhe pastaj le të themi të vërtetën: kjo është gjithashtu një ngjyrë që e bën atë të duket më e hollë dhe ndryshe nga ato që zgjedhin të veshin ngjyra të hapura.

Një grua nuk mund të mos ketë rroba të zeza në dollap. Ato janë baza dhe janë të mira për të gjitha, biondet dhe brunet. Por këtu po flasim për ato që në veshjet e tyre mbizotëron gjithmonë ngjyra e zezë dhe kur shkon në një dyqan veshjesh, ajo gjithmonë zgjedh aksesorë dhe rroba të asaj ngjyre. Çfarë do të thotë kjo?

E zeza, siç u përmend, ka qenë gjithmonë e lidhur me hijeshinë por edhe me zinë. Kjo është çështje e modës, trendit ose e zakoneve dhe traditave. Por le të kthehemi në psikologjinë e atyre që e konsiderojnë të zezën një mënyrë jetese. Në të vërtetë, nëse jeni ndër ato gra që adhurojnë të vishen gjithmonë me të zeza, nuk jeni as të çuditshëm as të ndryshëm. Por keni një qëllim në mendje: të tërhiqni vëmendjen.

Ndoshta është një ekzagjerim ose ndoshta ka një pjesë të së vërtetës, por në përgjithësi ato që priren të zgjedhin veshje të zeza konsiderohen  gra të sinqerta, të cilat nuk shqetësohen për gjykimin e të tjerëve. Gra të forta, që nuk kanë frikë nga asgjë apo dikush tjetër, por në të njëjtën kohë janë të ndjeshme ndaj problemeve të të tjerëve, edhe pse në pamje të parë duket se demonstrojnë një epërsi të caktuar. Kjo është arsyeja pse thuhet se gratë që vishen gjithmonë me të zeza duhet të trajtohen me delikatesë.

Megjithatë, këto gra nuk duhet të nënvlerësohen, as të mbivlerësohen, ato i urrejnë thashethemet, gjërat sipërfaqësore dhe njerëzit që shpesh ankohen, por nuk bëjnë asgjë për të zgjidhur situatat. Ato nuk ndjekin gjithmonë modën, ato kanë një stil shumë personal dhe nuk ka rëndësi nëse të tjerët nuk e pëlqejnë atë. Ato janë njerëz shumë të kujdesshëm, të cilat vërejnë çdo edhe pse nuk e tregojnë dhe urrejnë diskutimet e padobishme.

 

Burimi / benessere.caffeinamagazine.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top