Çdo vit, industria e prodhimit ushqimor në Amerikë prodhon 150 mijë ton pluhur nga lëvozhgat e vezëve. Në vend që t’i hidhni ato, pse jo të mos i konsumoni ato?!
Lëvozhgat e vezëve janë një burim i shkëlqyer kalciumi, sepse ato përmbajnë 95% karbonat kalciumi.
Vetëm lëvozhga e një veze përmban rreth 2 gram kalcium, e cila është 2-4 herë vlerë ditore e rekomanduar në ditë.
Por mos i hani të gjalla lëvozhgat e vezëve.
Në fillim ziejini ato për të eliminuar bakteret e mundshme që mund të kenë. Më pas kullojini dhe vendosini në furrë për pjekje në 200° për 10-15 minuta dhe pastaj bluajini në makineri grirëse derisa të bëhet pudër e imët. Ky pluhur konsiderohet si burim i shkëlqyer kalciumi. Ai është i provuar në lehtësimin e dhimbjeve dhe dobësinë e kockave te femrat që vuajnë nga osteoporoza.
Mund ta shtoni pluhurin e lëvozhgave të vezëve në receta të ndryshme gatimi:
Brumë picash
Bukë
Makarona
Por kujdes!
Më shumë apo më pak kalcium mund të jetë e dëmshme. Të rriturit e shëndetshëm kanë nevojë jo më shumë se 1 gram kalcium në ditë.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.