Këshilla & Arsye

April 24, 2017 | 13:21

Ja pse nuk duhet t’i hidhni vizatimet “shkarravinë” të fëmijëve

Prindër! Përpiquni të kuptoni, që fëmija juaj nuk bën zhgaravina.

Nga Lira Gjika Pediatre

Nga Lira Gjika
Pediatre

Fëmija po përpiqet të bashkojë, shqisat, memorien, zhdërvjelltësinë e dorës dhe fantazinë e tij, për të realizuar atë që ka parë, di dhe ka mësuar. Fëmija dëshiron të bëjë gjëra me dorën e tij, që i rrituri t’ja vlerësojë e mahnitet sesa i zoti është ai, i vogli.

Mirëpo i rrituri është gati i verbër ndaj përpjekjeve titanike të fëmijës. Ai në vend që ta pyesë se çfarë ka vizatuar, i bën shuk ato dhe i hedh në koshin e mbeturinave.

Prindër, të rritur shikojnë “zhgaravinat” e fëmijëve si “pasqyrë” të përpjekjeve, që fëmija bën për të rritur e zhvilluar veten. Ky është një proces psiqik i gjatë e i vështirë dhe pa praninë, miratimin dhe entuziazmin e të rriturit, bëhet edhe më i vështirë, por edhe mund të ndërpritet.

1

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top