Jeni të rregullt dhe i vendosni vezët në derën e frigoriferit, pikërisht në ndarjen e caktuar? Nëse po, ashtu si shumica bëjnë, jeni duke bërë një gabim shumë të madh.
Eksperti i ruajtjes së ushqimit Vlatka Lake, jep një përgjigje që duhet të na vleje, teksa sugjeron që vezët nuk duhet të vendosen në ndarjen përkatëse, por të sistemohen brenda rafteve në frigorifer.
“Ndryshimet e temperaturës që vijnë si pasojë e hapjes dhe mbylljes së shpeshtë të frigoriferit bëjnë që vezët të prishen më shpejt”- thotë ai.
Një këshillë tjetër që duhet të ndiqni për të mbajtur sa më të freskëta vezët: shmangni ruajtjen e tyre pranë mishit të papërpunuar dhe ushqimeve me erë të fortë.
Burimi / Panorama.com.al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.