Kur është hera e fundit që jeni ndjerë vërtetë të lumtur? Një lumturi të tillë që ndihesh sikur ke fituar një medalje ari në lojërat olimpike? Është e mrekullueshme, por shpesh e rrufeshme. Dhe shumë prej nesh nuk i gëzohen gjithmonë lumturisë.
Për më tepër, është një besim i zakonshëm se, nëse ne kërkojmë gjëra si: një karrierë të mirë, më shumë para, një shoqëri të kuptimtë, do të kemi rezultate më të mira lumturie.
Por ky mund të jetë një keqkuptim i dëmshëm.
Wendy Zukerman, një gazetare e shkencës shpjegon arsyet:
Për të matur nivelin e lumturisë tek njerëzit në të gjithë botën, shkencëtarët përdorin një anketim të gjerë si aplikacioni Mappines apo World Happiness Report ku mijëra vullnetarë i përgjigjen pyetjeve se sa të kënaqur janë me cilësinë e jetës së tyre, mirëqënien e përgjithshme dhe lumturinë.
Megjithëse rezultatet nuk japin saktë se çfarë i bën njerëzit të lumtur dhe çfarë jo. Ja disa detaje.
• Një pjesë e madhe e lumturisë sonë është gjenetike.
Disa studime në të kaluarën kanë treguar se 30% deri në 80% mendojnë se lumturia i dedikohet gjeneve. Një studim i madh mes 20 mijë çifteve binjakësh gjeti se 33% e kënaqësisë së jetës shpjegohet nga ndryshimi i gjeneve.
Ndërsa një studim tjetër thotë se 10 deri në 60% e lumturisë vjen nga sjellja jonë dhe mënyra se si i shohim gjërat. Pra, vetëm një 10% mbetet për ato gjëra që ne mendojmë se na bëjnë të lumtur, karriera, paratë etj.
Një fenomen psikologjik i quajtur “Përshtatja hedonike”, që u krijua si koncept në vitet ’70 thotë se një sasi e lumturisë sonë është një nivel bazë që nuk ndryshon pavarësisht rrethanave.
Në fillim të viteve ’90, psikologu britanik Michael Eysenck krahasoi këtë uri të vazhdueshme për më shumë – dhe gjithnjë e më shumë – për një punë rutinë. Si rrjedhojë, “përshtatja hedonike” është zakonisht më e njohur sot si “punë rutinë hedonike”.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.