Këshilla & Arsye

January 13, 2017 | 8:21

Ja pse personat mbi 50 vjeç duhet të shmangin kafen pasdite

Personat mbi moshën 50 vjeçare këshillohen që të evitojnë kafenë pas kohës së drekës, në mënyrë që të kenë një natë me gjumë të rehatshëm. Mungesa e gjumit të mirë është i lidhur jo vetëm me lodhje dhe me cilësi më të ulët të jetesës, por gjithashtu mund të rrisë rrezikun e sëmundjeve të tilla si Alzheimer dhe diabetit të tipit II.

1

Një nga rekomandimet kryesore për të arritur shtatë deri në tetë orë gjumë gjatë natës, është mënjanimi i kafes dhe çajit, si dhe pushimet gjatë ditës nuk duhet të jenë më të gjata se 30 minuta.

Këshilli Global i Shëndetit Mendor ka sugjeruar disa metoda për përmirësimin e cilësisë së gjumit, në mënyrë që  personat mbi 50- vjeç të mund të flenë 7- 8 orë gjumë në një periudhë 24-orëshe.

-Të zgjohen në të njëjtën kohë
– Ekspozimi në dritë natyrale gjatë ditës
– Mos konsumoni alkool tri orë para gjumit
– Hani darkë rreth tre orë para se të flini
– Mbathni çorape që të keni ngrohtë kur jeni në shtrat
– Mos flini me kafshë në dhomë
– Evitoni zënkat me partnerin para gjumit

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top