Në fokus

November 2, 2019 | 8:08

Ja pse pirja e tepërt e ujit shkakton probleme serioze

Na është thënë gjithmonë se të pish sa më shumë ujë është një gjë e mirë për organizmin, por duket se teprimi me ujin mund të sjellë probleme serioze, deri edhe vdekjen. Vrapuesja e maratonës Johanna Pakenham hyri në gjendje kome pasi pinte pothuajse pesë litra ujë.

Ajo kishte hiponatremi, një gjendje e shkaktuar nga pirja e shumtë e ujit, duke holluar të gjitha kripërat dhe mineralet në trup. Ajo tregoi për BBC historinë e saj, ndërsa tha se dëshiron që njerëzit të kuptojnë rrezikun e pirjes së tepërt. Por, nga ana tjetër, nutricionistët thonë se shumica e njerëzve nuk po pinë aq ujë sa duhet.

Por kush është sasia e duhur e ujit që duhet të pimë? Sipas tyre, një grua duhet të pijë 1.5-1.7 litra ujë në ditë, ndërsa një mashkull duhet të pijë 2 litra ujë në ditë.

 

 

Burimi / Panorama.com.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top